Deputeti Dehari shpërndan një status ku kritikohet Kurti: Kryeministër, mos na shitë po***ë të ftohta

Aktuale

Deputeti Dehari shpërndan një status ku kritikohet Kurti: Kryeministër, mos na shitë po***ë të ftohta

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 12:12
Deputeti i VV-së, Avni Dehari dhe Albin Kurti

Deputeti i VV-së, Avni Dehari, ka shpërndarë një status ku kritikohet kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti.

Në profilin e tij në Facebook”, deputeti Dehari ka shpërndarë statusin e qytetarit Halil Selimi, i cili e kritikon shefin e Qeverisë për takimin e fundit në Bruksel.

Në statusin e tij, Selimi ka ironizuar me pretendimin e kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se sa herë bëhet konstruktiv në dialog shkaktohet nervoz në dhomën e negociatave.

Ai ka thënë se Kurti nuk është dashur të shkon fare në këtë takim.

Në pjesën e fundit të statusit, ai i thotë Kurtit që të punojë e të mos shet p****a të ftohta.

Vuqiçi mos ta njeh kurrë, s’na bëhet vonë! Pastaj, opozitarët e sotëm, ani se e kanë bërë shtetin, ata nuk janë shteti gjithmonë, kështuqë lufta me opozitën është punë sizifi, që po e vuan gjithë Kosova mbi kurriz, kur pushteti nuk bënë tjetër gjë!

Edhe inferioriteti mos të mundon se shteti i Kosovës është bërë njëherë dhe nuk bëhet më! Luj vent kryeministër e mos na shitë pordhë të ftofta, siç thotë populli jonë, që aq shumë të do⁉”, ka shkruar Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat