Vazhdon lirimi i hapësirave publike në lagjen Aktash, Rama: Trotuaret s’janë për vetura

Aktuale

Vazhdon lirimi i hapësirave publike në lagjen Aktash, Rama: Trotuaret s’janë për vetura

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 10:37
Aktash

Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka njoftuar se në lagjen “Aktash”, po vazhdon implementimi i projektit për lirimin dhe ofrimin e sigurisë në hapësira publike për qytetarë.

Rama ka thënë se nuk do të ndalen deri në lirimin e gjithë hapësirave, duke shtuar se trotuaret nuk janë për vetura.

“Në lagjen “Aktash” po vazhdon implementimi i projektit për lirimin dhe ofrimin e sigurisë në hapësirat publike për qytetarë.

Duke ditur se për Sektorin e Mobilitetit prioritet është lëvizja aktive për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të gjithë këmbësorët e tjerë, atëherë nuk do të ndalemi deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë”, ka thënë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat