Arbër Rexhaj: Kërkesa e vetme e pushtetit për opozitën është përkrahja e Marrëveshjeve Ndërkombëtare

Aktuale

Arbër Rexhaj: Kërkesa e vetme e pushtetit për opozitën është përkrahja e Marrëveshjeve Ndërkombëtare

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 08:35
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga opozita që këtë sesion vjeshtor t’i përkrah së paku marrëveshjet ndërkombëtare.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se kërkesa e vetme e pushtetit është përkrahja e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

Ai ka thënë se të njëjtën e kanë bërë edhe vetë sa ishin në opozitë.

“Deklarimet e tyre zyrtare tregojnë që ata (opozita) nuk do të jenë pjesë e votimeve. Mirëpo ajo çka më brengos më së shumti janë votimet ndërkombëtare, kur Kosova do të përftonte mjete nga Ligjet të cilat duhet të votohen dhe sigurisht se kërkesa ime ndaj tyre do të ishte kjo sepse është në të mirë të qytetarëve, pra çdo ligj është në të mirë të qytetarëve, mirëpo këto marrëveshjet ndërkombëtare duhet të votohen pavarësisht pozitë apo opozitë”, ka thënë Rexhaj për eo.

“Mendoj që ligjet vitale të cilat kanë pasur shumë rëndësi, ne i kemi votuar, pra unë kam shikuar lista dhe kam parë që në shumësi të rasteve ne kemi votuar pro, mirëpo ka pasur raste kur ne nuk jemi pajtuar, pra ose nuk kemi marrë pjesë ose ka qenë vota kundër. Ka shumë. Ndër to është Projektligji për arsimin që duhet të kalojë sa më parë. Ne kemi disa Projektligje të cilat janë në komisionin tonë për Siguri, e të cilat duhet të kalojnë, ka Projektligje sidomos ndërkombëtare e që Kosova do të përfitonte shumë në aspektin ekonomik”, ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat