Ashton: Rruga më e mirë që Kosova të ecë para do të marrë kohë

Aktuale

Ashton: Rruga më e mirë që Kosova të ecë para do të marrë kohë

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 11:37
Catherine Ashton

Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton, tha në Prishtinë se rruga më e mirë që Kosova të ecë përpara gjithmonë do të marrë kohë dhe do të jetë e vështirë,.

“Unë gjithmonë do ta potencoj me optimizëm se kjo punë duhet të jetë e palodhshme për njerëzit e Kosovës sepse bëhet fjalë për të ardhmen e gjeneratave të reja dhe atyre që po rriten, madje edhe e ardhmja e rinisë që ende s’i njohim.

Diçka që unë gjithmonë e kam besuar është që diçka mund të arrihet me shumë punë dhe me kuptueshmëri të asaj që po ndodh”, tha Ashton.

Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton sot do të vizitojë Kosovën.

Ashton do të marrë pjesë në konferencën "Dialogu me Serbinë: Mësime nga e Kaluara për të Ardhmen e Procesit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat