Ashton sot në Kosovë: Duhet bërë kompromise për diçka më të madhe

Aktuale

Ashton sot në Kosovë: Duhet bërë kompromise për diçka më të madhe

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 06:42 Përditësuar në ora: 12:04 më 15.09.2023
Catherine Ashton

Ashton: S’kisha pse të kaloja orë të tëra për Serbinë e Kosovën, e bëra sepse besova – këtë po e bën edhe Borrell e Lajçak

Ish-përfaqësuesja e Lartë e BE-së Catherine Ashton, e cila ishte ndërmjetëse në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, sot në Prishtinë ka folur për procesin aktual të dialogut, si dhe për përpjekjet e saj në kohën kur i lehtësoi negociatat.

Ajo tha se ndërmjetësit europianë dhe BE-ja po përpiqen që normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi të ketë sukses meqë besojnë në të dhe duan ta bëjnë.

Ashton: S’kisha pse të kaloja orë të tëra për Serbinë e Kosovën, e bëra sepse besova – këtë po e bën edhe Borrell e Lajçak

Ish-përfaqësuesja e Lartë e BE-së Catherine Ashton, e cila ishte ndërmjetëse në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, sot në Prishtinë ka folur për procesin aktual të dialogut, si dhe për përpjekjet e saj në kohën kur i lehtësoi negociatat.

Ajo tha se ndërmjetësit europianë dhe BE-ja po përpiqen që normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi të ketë sukses meqë besojnë në të dhe duan ta bëjnë.

Ashton tha se edhe Josep Borrell, që tanimë është në postin që kishte ajo, po e bën të njëjtën, derisa për emisarin Miroslav Lajçak shtoi se e do suksesin e këtij procesi.

“Lajçaku ka punuar për mua dhe me mua për shumë vjet dhe është person që e do suksesin e Kosovës. Ai po e bën këtë sepse beson në të. Ata po dalin me ide, sepse ata ju duan juve. Unë s’kisha pse t’i kaloja gjithë ato orë me Serbinë dhe Kosovën, por e bëra sepse besova në të. Shumë vende duan t’i bashkohen BE-së, shumë vende duan të kenë raporte të fuqishme me BE-në”, ka thënë ajo në konferencën e organizuar nga Grupi për Ballkan me temë “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit”.

Ashton tha se ajo që po bën Kosova dhe Serbia është e vështirë dhe e rrallë, sepse nuk ndodh në shumë vende të botës.

“Ajo çfarë po provoni të bëni është për të ardhmen. Ju duhet të njihni dhe të respektoni të kaluarën, të njihni dhe të respektoni njerëzit që kanë vuiajtur, shumë njerëz. Dhe duhet ta dini se ajo çfarë po bëni dhe keni bërë në të kaluarën është që ta bëni të ardhmen më të mirë. Dhe kjo kërkon kurajë dhe lidership. Dhe është diçka e rrallë që ndodh në botë, ju s’mund ta gjeni shpesh. Por e gjeta këtu dhe në Serbi”.

Ashton tha se veriu i Kosovës gjithmonë ka qenë problematik dhe se në dhomën kur kishte ish-kryeministrat Thaçi dhe Daçiq, ajo kishte theksuar këtë – si ta përmirësonte jetën e qytetarëve në atë pjesë të vendit.

“Ne nuk e dinim se sa larg do të shkonim apo do të kishim sukses”, tha ajo.  

 Aashto tha se BE dhe SHBA kanë punuar bashkë që nga atëherë për procesin e dialogut.  

“Shpresoj ta kuptoni se koha e kaluar në dialog ka qenë e vështirë. E ardhmja e këtij rajoni është në Bashkimin Europian, është më mirë për ekonominë, për zhvillimin e të rinjve”.

Ashton: Duhet bërë kompromise për diçka më të madhe

Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton, ka folur të premten në Prishtinë për rëndësinë e bërjes së kompromiseve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të arritur diçka më të madhe.

Në një bashkëbisedim me ish-të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Philip Reeker, Ashton ka folur për vështirësitë në dialogun mes dy vendeve në kohën kur ajo e ka ndërmjetësuar këtë proces 10 vjet më parë.

“Shpresoj që e kuptoni sa të rëndësishëm jeni për mua”, ka thënë ajo, duke shtuar se beson që e ardhmja e Kosovës do të jetë në Bashkimin Evropian.

Në diskutimin e organizuar nga Grupi për Ballkanin, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Ashton ka thënë se dialogu nuk ka qenë kurrë i lehtë, dhe zbatimi i marrëveshjeve është gjithmonë diçka më e vështirë sesa arritja e tyre.

“Është e rëndësishme që dialogu të shihet si diçka që rrjedh në vazhdimësi, nuk më takon mua, apo Reekrit, ju takon juve. Dialogu ju takon juve dhe Serbisë”, ka thënë Ashton.

“BE-ja bën vazhdimisht kompromise të brendshme për të fituar diçka më të madhe, por pa hequr dorë nga parimet. Megjithatë, duket gjetur mënyra si mund të bëni ndryshime të vogla për të krijuar diçka më të madhe”.

Nën ndërmjetësimin e Ashtonit, Kosova dhe Serbia e kanë arritur marrëveshjen e parë në kuadër të dialogut, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve.

Ajo ka thënë se shpreson që dialogu mes dy vendeve do të kalojë në fazë të re, ndonëse e ka përmendur se nuk do të jetë e lehtë.

“Jam e përkushtuar për dialog dhe për të ndihmuar në për t’iu ndihmuar vendeve në rrugën e tyre drejt BE-së”.

Rundi i ri i dialogut të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, është mbajtur më 14 shtator.

Takimi ka përfunduar pa ndonjë rezultat.

Departamenti amerikan i Shtetit është shprehur i zhgënjyer për një epilog të tillë.

Ish i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Philip Reeker, ka thënë në Prishtinë se sheh ndryshim të madh në zhvillim të Kosovës, në krahasim me herën e parë kur ka qenë në këtë vend, më shumë se një dekadë më parë.

Duke e komentuar dialogun, Reeker ka thënë se fillimisht ka pasur zëra që nuk e kanë dëshiruar prezencën amerikane në këtë proces.

“Herën e parë që udhëtova në Bruksel, më thanë që të ulesha diku në qoshe të dhomës. Në fund të diskutimeve ata më pyesnin për ide e qëndrime të SHBA-së rreth procesit, dhe më pas më ftuan në tavolinë të dialogut”.

Ai ka thënë se i gjithë përparimi që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut, është sepse ato kanë dashur diçka të tillë.

“Nëse ka pasur sukses është sepse dy palët kanë dashur të ketë sukses, duke i lënë anash emocionet dhe kanë arritur marrëveshje që do të mund të ofronin mundësi më të mira për qytetarët. Prandaj ekziston diplomacia”.

Ai ka thënë se ekzistenca e BE-së është shembulli më i mirë se çfarë vendimesh duhet të marrin liderët, duke e përmendur se si është formuar blloku evropian – në të mirë të qytetarëve – duke i tejkaluar dallimet që ekzistojnë mes 27 vendeve anëtare.

“Ajo që ka ndodhur 10 vjet më parë ka qenë e jashtëzakonshme dhe ka treguar se çfarë mund të bëhet”, ka thënë diplomati i pensionuar amerikan, duke iu referuar marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 2013.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Ashton sot viziton Kosovën

Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton sot do të vizitojë Kosovën.

Ashton do të marrë pjesë në konferencën "Dialogu me Serbinë: Mësime nga e Kaluara për të Ardhmen e Procesit”.

RTKlive merr veshë se Ashton do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndryshe Grupi për Ballkan sot do të presë Baroneshën Catherine Ashton dhe Ambasadorin Philip Reeker për diskutime në panelin e organizuar për të ardhmen e dialogut.

“Të ftuar janë gjithashtu një numër i madh i përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, partive politike, diplomatëve dhe shoqërisë civile në vend. Diskutimi do të shoqërohet nga promovimi ekskluziv i librit të Baroneshës Catherine Ashton "Dhe Pastaj Çfarë? Brenda tregimeve të diplomacisë së shekullit 21”, njofton Grupi për Ballkan.

Ndryshe Ashton nga viti 2009 deri në vitin 2014 ka qenë Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, kohë kjo kur ka ndërmjetësuar një mori takimesh Kosovë-Serbi.

Reeker ka qenë ambasador i SHBA-së në Maqedoni dhe ka mbajtur disa pozita të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat