Vetëvendosje bashkëpunon me AAK-në në Podujevë, ia jep një drejtori

Aktuale

Vetëvendosje bashkëpunon me AAK-në në Podujevë, ia jep një drejtori

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 23:11
Shpejtim Bulliqi

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, në komunën e Podujevës.

LVV dhe AAK kanë arritur marrëveshje të bashkëpunimit mes grupeve të këshilltarëve në Kuvendin Komunal që t’i bashkërendojmë aktivitetet.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i komunës, Fatri Zhitia.

“Për të votuar për pikat dhe projektet e rëndësishme për qytetarët llapjan të cilat i dërgon për trajtim dhe miratim ekzekutivi komunal”.

Zhitia deklaroi se AAK-së i është ofruar për ta udhëhequr Drejtorinë e Bujqësisë.

Lëvizja Vetëvendosje kishte koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës për të qeverisur në Podujevë, por që ishte prishur në muajin korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat