“Nuk janë në dhomë Thaçi e Daçiq”, Kurti shfaqet i acaruar pas takimit në Bruksel!

Aktuale

“Nuk janë në dhomë Thaçi e Daçiq”, Kurti shfaqet i acaruar pas takimit në Bruksel!

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 16:43
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para gazetarëve lidhur me takimin e sotëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti ka thënë se takimi ka përfunduar pa asnjë rezultat. Ai ka bërë të ditur se e ka propozuar një ide për zbatimin me sekuencim të marrëveshjes së Ohrit.

“Në këtë takim unë kam propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit të 27 shkurtit, dhe ankesit të zbatimit të Ohrit të 18 marsit. Këtë propozim, këtë sekuencë për hapat për ta zbatuar marrëveshjen bazike, unë do t’ua shpërndaj në fund të kësaj konference për media. Pala tjetër, presidenti i Serbisë nuk ka dhënë asnjë propozim, dhe takimi nuk ka pasur një rezultat. Nuk ka mundur të ketë kompromis, pasi s’mund të ketë kompromis midis propozimit me sekuencë, dhe kushtëzimit të vjetër”, tha Kurti.

Ai ka bërë të ditur se në dhomë iu ka thënë se nuk janë ish-kryeministrat Thaçi e Daçiq. Ai ka thënë se nuk e ka pranuar kushtëzimin për Asociacionin.

“Kur unë kërkova që ta shohë propozimin e Serbisë sepse mu tha se ka një të tillë, ndërmjetësit nuk ishin në gjendje ta sjellin, dhe vetëm pas përfundimit të takimit mu dhanë dy faqe në anglisht e serbisht i cili paraqet një dokument të vjetër së paku 6 muaj, që do të thotë se nuk mund të jetë udhërrëfyes i sekuencuar si propozim i palës serbe, ishte dokument i kushtëzimit të Serbisë se njëherë duhet të zbatohet marrëveshja për Asociacionin, e pastaj marrëveshja bazë. Mua mu desht të iu them se nuk jemi në prillin e vitit 2013 kur në dhomë ndodheshin baronesha Ashton, këshilltari Cooper e kryeministrat e asaj kohe Hashim Thaçi e Daçiq”, tha Kurti.

“Qartë, neni 10 i marrëveshjes bazike thotë që duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut në Bruksel, të cilat janë të obliguesheme e valide e janë 39. E nuk mundet nga neni 10, nga 39 marrëveshje, të përzgjedhet një e tillë e të vendoset si çerdhja para kuajve, një kushtëzim të tillë nuk e kam pranuar”, deklaroi ai.

“Është për të ardhur keq që Lajçak e ka pranuar një kushtëzim të tillë, dhe kushtëzimi i Serbisë e ka bërë në cenim të funksionit të tij si lehtësues por unë nuk mund ta pranoja një gjë të tillë duke cenuar asi soj Kosovën”, deklaroi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat