“Ekskluzive: sot Albini e pranon Asociacionin”/ Rron Gjinovci “thumbon” kritikuesit e kryeministrit

Aktuale

“Ekskluzive: sot Albini e pranon Asociacionin”/ Rron Gjinovci “thumbon” kritikuesit e kryeministrit

Nga: M.L. Më: 14 shtator 2023 Në ora: 11:50
Rron Gjinovci

Analisti Rron Gjinovci nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka komentuar në një mënyrë mjaft interesante takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Sebisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Gjinovci në postimin e tij ka publikuar një video të shkurtër ku me ironi thotë se ka informacione se sot kryeministri Kurti e pranon Asociacionin.

Madje, sipas Gjinovcit kjo po ndodhë për të "tetën herë me radhë".

“Ekskluzive: sot Albini e pranon Asociacionin”, shkruan Gjinovci mbi videon e postuar.

Ndryshe, tashmë kanë nisur takimet në Bruksel.

Fillimisht, palët janë takuar veç e veç me përfaqësuesit e BE-së, ndërsa më vonë pritet edhe takimi direkt Kurti-Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat