Flet familjari i heronjve Fazliu: Specialja mori gjëra të kota nga banesa – në të qëndruan edhe krerët që janë në Hagë

Aktuale

Flet familjari i heronjve Fazliu: Specialja mori gjëra të kota nga banesa – në të qëndruan edhe krerët që janë në Hagë

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 18:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Fahri Fazliu, familjari i heronjve Bahri e Fahri Fazliu, ka folur për bastisjen që Gjykata Speciale ia bëri banesës së tyre.

Fazliu tha se sipas avokatit Artan Qerkini, gjërat që i kanë marrë Gjykata Speciale nga banesa janë të kota për ta.

“Në banesë kemi pasur fotografi, por të gjitha janë publike në llogarinë time në Facebook. Asnjë dokument nuk ka qenë aty, përpos fotografi, libra të heronjve, Fahriut e Bahriut e të shumë shokëve që kanë ardhë aty”.

“Ndoshta ka qenë banesa jonë edhe si një bazë e UÇK-së, LKÇK-së e të LPRK-së, të gjitha organizatave që kanë vepruar për çlirimin e vendit kanë ngrënë e pi nga gjyshja ime e familja ime në përgjithësi”, tha ai në “Info Magazine”.

Tutje, ai tha se edhe ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë kanë ardhë në banesën e heronjve Fahri e Bahri Fazliu.

“Edhe këta që janë në Hagë kanë ardhur në banesën tonë, të gjithë që janë në Hagë na kanë vizituar për përvjetorin e Fahriut, Afrimit e Bahriut”.

“Fahriu dhe Afrimi kanë qenë dy udhëheqës të luftës. Kanë qenë në LPRK. Kanë qenë luftëtarë të lirisë. Bahriu ka qenë njëri ndër udhëheqësit e LK֔ÇK-së, ka qenë kryeredaktor i Gazetës Çlirimi. Është vrarë në kufirin shqiptaro-shqiptar më 7 maj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat