Klinaku reagon për bastisjet e Speciales në familjet e dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu: ZPS të poshtër, nuk ka shtet serioz

Aktuale

Klinaku reagon për bastisjet e Speciales në familjet e dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu: ZPS të poshtër, nuk ka shtet serioz

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 11:53
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas bastisjeve të Speciales në banesat e dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë.

Klinaku thotë se Zyra e Prokurorit të Specializuar në mungesë të fakteve po vazhdon me filmat e tyre.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë. ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz”, thotë ai.

Ndryshe, pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë janë duke kryer bastisje në Prishtinë.

Bastisja ka nisur në orët e mëngjesit në banesën e familjarëve të dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu në lagjen “Kodrën e Diellit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat