E dhimbshme, kjo është kroatja 84 vjeçare e cila jeton e vetme në Letnicë të Vitisë, pamje të rënda!

Aktuale

E dhimbshme, kjo është kroatja 84 vjeçare e cila jeton e vetme në Letnicë të Vitisë, pamje të rënda!

Nga: N. Sh. Më: 12 shtator 2023 Në ora: 11:34
Petra Jakoviq dhe Agon Zhinipotoku

Humanisti nga Vitia Agon Zhinipotoku ka publikuar disa fotografi të Petra Jakoviqit, kroates 84 vjeçare e cila jeton në kushte të rënda.

Jakoviqi jeton e vetme në Letnicë të Vitisë, me kushte shumë të rënda, pa ujë brenda dhe as vend ku të pastrohet.

Kështu shkruan, humanisti Zhinipotoku, i cili tregon se do të ia rregullojnë dhomën ku flenë, banjon, dritaret dhe dyertë.

Postimi i plotë:

Në Letnicë të Vitisë jeton e vetme kroatja Petra Jakoviq 84 vjeçare, ajo jeton në kushte tepër të rënda, sot e vizitova për ta parë nga afër. U preka shumë ngaqë qa nuk kish ku të pastrohet, as ujë brenda e lë më gjërat tjera.

Bashkë me njerëz vullnetmirë do të marrim obligim dhomën ku flenë dhe banjon, dritaret dhe dyertë t'ia vendosim të reja që dimrin ta pret më mirë.

Bamirësit nuk i dallojnë në kombësi, fe e as racë, tek e fundit Zoti na dallon vetëm në devotshmëri.

Zoti na dashtë🤲

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat