“Poshtë ka ra katuni!”/ Selmanaj: Dikur për Kosovën flitej në Shtëpi të Bardhë, tash përfaqësimi nga binomi Kurti- Osmani ka mbërri deri në Shkup e Zagreb

Aktuale

“Poshtë ka ra katuni!”/ Selmanaj: Dikur për Kosovën flitej në Shtëpi të Bardhë, tash përfaqësimi nga binomi Kurti- Osmani ka mbërri deri në Shkup e Zagreb

Nga: M.L. Më: 11 shtator 2023 Në ora: 18:48
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka komentuar pjesëmarrjen e sotme të Presidentes Vjosa Osmani në takimin në Shkup në kuadër të Procesit të Brdo-Brionit.

Selmanaj është ndalur me këtë rast tek fakti se Osmani ka kërkuar nga Kroacia që të iniciojë në BE heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Deputeti i LDK-së u shpreh se derisa për Kosovën dikur flitej në Shtëpitë të Bardhë, tash përfaqësimi nga binomi Kurti-Osmani ka arritur deri në Shkup e Zagreb.

Postimi i plotë:

Dikur për Kosovën flitej në Shtëpi të Bardhë me Presidentët dhe Sekretarët e Shtetit të SHBA-ve, mirëpo qytetarët e Kosovës të ndikuar nga mega fushata linquese dhe propaganduese e LVV-së, nuk ishin të kënaqur me përfaqësim.

E tash? Përfaqësimi nga binomi Kurti- Osmani ka mbërri deri në Shkup e Zagreb. Sot, për Kosovën flitet vetëm në forume rajonale si në Shkup e Zagreb.

Dikur kërkonim ndihmën e SHBA-ve dhe BE-së në betejat me Serbinë, kurse sot Presidentja i kërkon ndihmë Kroacisë për heqjen masave ndëshkuese të vendosura nga BE kundër nesh.

Diplomaci se jo mahi!

Poshtë ka ra katuni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat