15-vjeçari dyshohet të jetë dorasi i vrasjes e plagosjes në Podujevë

Aktuale

15-vjeçari dyshohet të jetë dorasi i vrasjes e plagosjes në Podujevë

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 15:33
Valmir Breznica

Podujeva është tronditur sot nga një vrasje që ka ndodhur në mesditën e sotme.

Valmir Breznica është qëlluar për vdekje në një market në Podujevë e që dorasi dyshohet të jetë një i mitur i moshës 15 vjeçare.

Në këtë incident ka mbetur e plagosur gruaja e viktimës e cila është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë- njofton Policia e Kosovës

Ekipet policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para, nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur” thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat