Politikani gjerman viziton Kosovën, do të takohet me Kurtin, Konjufcën e Gërvallën

Aktuale

Politikani gjerman viziton Kosovën, do të takohet me Kurtin, Konjufcën e Gërvallën

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 10:41
Michael Roth

Politikani gjerman, njëherit kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Gjerman, Michael Roth ndodhet për vizitë në Kosovë. Nëpërmjet një postimi në Twitter ka përshëndetur ndjekësit e tij nga Prishtina.

Ai ka njoftuar që gjatë kësaj vizite do të ketë takime të shumta, përfshirë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla.

“Mirëmëngjesi Prishtine! Më në fund kthehemi në Kosovë.

Në pritje të takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, kryeministri @albinkurti, kryetarja e Kuvendit @KonjufcaGlauk, FM @gervallaschëarz dhe kolegë të komitetit të punëve të jashtme.

Faleminderit që më pritët. #ontheRoth”. Ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat