Osmani pritet nga Pendarovski në kuadër të Procesit të Brdo-Brionit: Kemi sfida të përbashkëta për të kapërcyer

Aktuale

Osmani pritet nga Pendarovski në kuadër të Procesit të Brdo-Brionit: Kemi sfida të përbashkëta për të kapërcyer

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 21:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Brdo-Brionit.

Në margjina të këtij samiti, Presidentja Osmani është pritur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Faleminderit presidentit të Maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski që na priti sonte në Shkup para takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brionit”, ka njoftuar Osmani në platformën X.

Osmani ka shtuar tutje se Kosova dhe Maqedonia kanë sfida të përbashkëta përpara që duhet kapërcyer me bashkëpunim.

Mezi pres të diskutojmë për hapat e përbashkët për të kapërcyer sfidat e përbashkëta, përpjekjet për prosperitet në rajon dhe ecjen e Kosovës para në rrugën euroatlantike”, ka deklaruar Osmani.

Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale e bashkëthemeluar nga presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010.

Gjatë qëndrimit të Maqedoninë e Veriut, Presidentja Osmani, krahas presidentit Stevo Pendarovski dhe atij të Shqipërisë, Bajram Begaj do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Shën Terezës në hapësirën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat