Pozhari publikon faktet e keqpërdorimeve të Fadil Aliut – kjo është pyetja publike që ka!

Aktuale

Pozhari publikon faktet e keqpërdorimeve të Fadil Aliut – kjo është pyetja publike që ka!

Nga: M.H. Më: 9 shtator 2023 Në ora: 17:17
Fadil Aliu

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar dy zyrtarë të lartë të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë nën dyshimet për punësime të kundërligjshme.

Media merr vesh se në vazhdën e hetimeve të Drejtorise për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës ka arrestuar edhe shefin e personelit të Komunës së Prishtinës, Fadil Aliun- Heretica, dhe se me vendim te prokurorit është derguar në mbajtje për 48 ore.

Fadil Aliu-Heretica është krahu i djathtë i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama njëherit edhe njeri ndër njerëzit më të afërt të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku.

E në lidhje me këtë ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari.

Ai publikoi aktivitetet e fundit të Aliut duke shpjeguar që I njejti ka keqpërdorur pozitën, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera ai parashtron pyetje: A ka hala njerëz që i hajnë foret e LDK-së?

Postimi i plotë

Para se të arrestohet, aktiviteti i fundit publik i drejtorit të LDK-së paska qenë promovimi i programit "Rruga e Re".

E, kur jemi te rrugët, kompania e vëllezërve të tij para një viti paska fituar tender në komunën e Prishtinës për shtrimin e një rruge, 8 km.

Ndërsa, ky vet qenka betuar se do t'i kryejë punët me nderë, besnikëri dhe pa anime!

Nime, a ka hala njerëz që i hajnë foret e LDK-së?

Image
Xhevdet Pozhari/Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat