Policia me aksion në veri, bastiset një fabrikë në Zubin Potok

Aktuale

Policia me aksion në veri, bastiset një fabrikë në Zubin Potok

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në fabrikën “Ivo Lola Ribar” në Zubin Potok.

Burime të Klankosova bëjnë të ditur se aksioni po zhvillohet nga njësitet e rendit dhe jo nga njësitet speciale.

Arsyeja e këtij aksioni janë zhvillimet e fundit në veri të vendit, të cilat, sipas këtij burimi brenda Policisë së Kosovës, lidhen me konfiskimin e një numri të madh të armëve atje.

Media ka tentuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Policia, por ka qenë e pamundur.

Megjithatë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani për “radiokim” ka dhënë detaje për praninë e njësive speciale të Policisë së Kosovës në fabrikën “Ivo Lola Ribar” në Zubin Potok.

Elshani ka thënë se kanë asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe se aty kanë shkuar me kërkesë të tyre.

“Ata kërkuan mbështetjen tonë dhe shkuan atje për të kontrolluar se çfarë po ndodh me objektin e tyre dhe njësitë tona dhe Policia e Ndërhyrjes ofruan mbështetje”, ka thënë Elshani.

Ai shtoi se njësitet policore nuk janë më në terren, por se pjesëtarët e Agjencisë janë ende aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat