Gola: Vendimi për subvencionimin e teksteve shkollore do të duhej të merrej më herët

Aktuale

Gola: Vendimi për subvencionimin e teksteve shkollore do të duhej të merrej më herët

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 01:00
Ardian Gola

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola ka deklaruar se vendimi i Ministrisë së Arsimit për rimburësimin e prindërve për tekstet shkollore, do të duhej të merrej më herët.

I ftuar në emisionin “InfoNata”, deputeti i Vetëvendosjes duke komentuar tollovinë e krijuar nëpër libraritë e vendit nga prindërit për sigurimin e teksteve shkollore, tha se çdo herë kur ndërrohet një praktikë e stabilizuar, prodhon rrëmuja.

“Unë kam shprehur rezerva për sa i përket zbatueshmërisë në terren të këtij vendimi në plotëninë e tij, pa sfida e vështirësi për periudhën kohore në të cilën është marrë vendimi. Kam qenë plotësisht i qartë në këtë dhe kam shpresuar që çdo gjë do të shkojë mirë. Shpresa ime nuk është shu, ne po vazhdojmë me shpresu që brenda kësaj jave do të bëhet distribuimi me tekstet shkollore. Pra po, unë mendoj që ky vendim do të mund të merrej më herët dhe do të duhej në fakt të merrej më herët. Çdo herë kur ndërrohet një praktikë e cila është e stabilizuar ndërkohë prodhohen do rrëmuja ne ende nuk e dimë nëse këto rrëmuja do të oshin të evitueshme edhe po që se vendimi do të merrej dy muaj më herët”, tha ai.

Por që Gola tha se për këtë arsye nevojiten informata nga terreni dhe një analizë e detajuar lidhur me çështjen në fjalë.

“Prandaj ne duhet të bëjmë analizë kogja të detajume, të kemi informata nga terreni, të shikojmë se sa librarë kanë rritë çmime, ndonjëherë rritja e çmimeve nga librarët është plotësishtë legjitime”, shtoi Gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat