“Shpërthen qytetari”: Hajna e mashtrues, Thaçi e ka hangër, edhe tjerët duhet me hangër - ja pse Albini është më i miri

Aktuale

“Shpërthen qytetari”: Hajna e mashtrues, Thaçi e ka hangër, edhe tjerët duhet me hangër - ja pse Albini është më i miri

Nga: A.Zh Më: 6 shtator 2023 Në ora: 12:22
Qytetari akuzon opozitarët për hajni e mashtrime

Një qytetar ka kritikuar rëndë ish-udhëheqësit e Kosovës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, qytetari shihet teksa akuzon opozitarët për hajni, mashtrime e korrupsion, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar që pas ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, të burgosen edhe opozitarët tjerë.

“Këta s’po ka kush hala me i shti në burg mirë, se Thaçi e ka hangër, por edhe këta duhet me hangër”, ka thënë qytetari.

Ai vlerëson se kryeministri Albin Kurti “është më i miri”.

“Kurti s’po mundet prej këtyre hajnave, se janë hy thellë”, ka thënë më tej ai.

Ndiqni videon me deklaratën e plotë të qytetarit:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat