Dëshmitari Idrizi reagon ndaj komenteve në internet: Marre duhet me iu ardhë, ma kishin shkru tradhtar i kombit

Aktuale

Dëshmitari Idrizi reagon ndaj komenteve në internet: Marre duhet me iu ardhë, ma kishin shkru tradhtar i kombit

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 14:21
Dëshmitari Agim Idrizi

Dëshmitari Agim Idrizi e ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ai në fund të dëshmisë është shprehur i shqetësuar me komentet që ka parë në rrjetet sociale pas dëshmisë së tij një ditë më parë.

“Marre duhet me iu ardhë. Ma kishin shkru tradhëtar i kombit. Këta ma kanë pru punën me ardhë dikush, e dikush duhet me pagu jetën time se ma kanë shkatërru. Edhe hala thonë mos fol, mos fol.

Jam shumë i kënaqur për krejt gjërat, që më keni pru qitu. E kam lyp me dalë publik, edhe unë e kam lyp me ardhë qitu. Vet kam ardh qitu”, tha ai.

Gjykimi në Hagë pritet të vazhdojë me dëshmitarin 22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat