Hashim Thaçi vjen në Kosovë, shkak gjendja shëndetësore e babait

Aktuale

Hashim Thaçi vjen në Kosovë, shkak gjendja shëndetësore e babait

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 17:04
Hashim Thaçi

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka arritur në vendlindjen e tij në Burojë për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij.

Siç merr vesh media, Thaçit i është aprovuar kërkesa për vizitë nga Gjykata Speciale.

Kjo është hera e dytë që Thaçi vjen te familja e tij për shkak të gjendjes shëndetësore të prindërve të tij.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të tjera priten të jepen gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat