Berisha publikon foto nga arkiva me presidentin Rugova: Rama me porosi të Vuçiqit nuk lejon vendosjen e shtatores së tij në Tiranë

Aktuale

Berisha publikon foto nga arkiva me presidentin Rugova: Rama me porosi të Vuçiqit nuk lejon vendosjen e shtatores së tij në Tiranë

Nga: A.M. Më: 2 shtator 2023 Në ora: 10:30
Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova

Berisha publikon foto nga arkiva me presindetin Rugova, vjen me deklaratë të fortë: Rama me porosi të Vuçiqit nuk lejon vendosjen e shtatores së tij në Tiranë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha sot në rrjetin e tij social ka publikuar një fotografi nga arkiva me Presidentin historik, Ibrahim Rugova.

Ai tha se foto ishte realizuar në shkurt të vitit 1999 ne shtëpinë e tij.

Krahas kësaj, Berisha përmendi edhe mungesën e shtatorës së Rugovës në Tiranë, e ku për këtë gjë fajësoi Edi Ramën.

"Miq, ju përshëndes sot me këtë foto me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, në shtepine time, shkurt 1991! Edi Rama me porosi të Vuçiç nuk lejon vendosjen e shtatores së tij në Tiranë", shkroi ndër të tjera ish-kryeministri shqiptar, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat