Deputetja e AAK-së për vendimin e MASHT-it: Skandali i radhës, disa prindër s’kanë as llogari bankare

Aktuale

Deputetja e AAK-së për vendimin e MASHT-it: Skandali i radhës, disa prindër s’kanë as llogari bankare

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 10:21
Albana Bytyqi

Skandal të radhës të qeverisë Kurti e ka quajtur vendimin e Ministrisë së Arsimit për rimbursim për blerje të teksteve shkollore për fëmijët, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Sipas saj, ka prindër që jetojnë në viset rurale dhe nuk kanë as llogari bankare.

“Skandali i radhës është ky i ministrisë se arsimit sepse një skandal i tillë nuk e di që ka ndodhë ndonjëherë, ajo çka është më e rëndësishme dhe më shqetësuese është se unë kam pas shume komente, shumë takime me mësimdhënës, me prindër të cilët jetojnë në viset rurale nuk kanë as llogari bankare, nuk din as se si të aplikojnë që t’i marrin paratë për tekstet shkollore. Ata nuk kanë mundësi as me ua ble. Kështu që është shumë shqetësuese kjo”, ka thënë ajo.

Bytyqi, ka pohuar se për Qeverinë Kurti me rëndësi është që të dalin mirë tek qytetarët, e jo ajo se si po harxhohet buxhetit i shtetit.

“Për këta me rëndësi është që me dal në popull mirë, që ne po e ndalim korrupsionin gjë që nuk është e vërtetë dhe ajo se si po harxhohen paret e shtetit nuk janë të rëndësishme, ne me rëndësi me dal në popull mirë, kështu po e sheh Lëvizja Vetëvendosje e për neve është shumë shqetësuese kjo”, ka shtuar Bytyqi.

Ministria e Arsimit e kishte anuluar më 9 gusht tenderin për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e klasës së parë deri në klasën e pestë, për vitin e ri shkollor që nis më 1 shtator, nën arsyetimin se “librat janë shtrenjtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat