Shtyhet seanca për Dritan Goxhajn, avokati kërkon përjashtimin e gjyqtares

Aktuale

Shtyhet seanca për Dritan Goxhajn, avokati kërkon përjashtimin e gjyqtares

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 12:13
Dritan Goxhaj

Shtyhet seanca për Dritan Goxhaj, ish-luftëtarin e UÇK-së të arrestuar në Tiranë për llogari të Gjykatës Speciale.

Avokati mbrojtës ka bërë kërkesë për përjashtim të gjyqtares së çështjes.

Ditën e djeshme, mbështetësit e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj kanë mbajtur një protestë para Presidencës në Tiranë, të cilët kërkojnë mos ekstradimin e tij drejt Hagës.

Goxhaj u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës më 31 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat