Ndarja e mjeteve për libra nga Qeveria, Bytyqi: Të qeshim të gjithë së bashku

Aktuale

Ndarja e mjeteve për libra nga Qeveria, Bytyqi: Të qeshim të gjithë së bashku

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 19:49
Albana Bytyqi

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar lidhur me ndarjen e mjeteve nga Qeveria për librat nga klasa e 1-5.

Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo parti ka anuluar tenderin me arsyetimin se janë tejkaluar 500 mijë euro nga vlera e parashikuar dhe tash kanë ndarë 6 milionë euro.

Postimi i plotë:

Të mësojmë nga Lëvizja Vetëvendosje miq, ja kështu kursehet buxheti i shtetit.

Anulojmë tendere me arsyetimin se janë tejkaluar 500 mijë nga vlera e parashikuar dhe përnfundojmë me ndarjen e mbi 6 milionë për blerjen e librave.

Të qeshim të gjithë së bashku!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat