“OJQ LAPS” më nismë për t’i ndihmuar prindërit rreth apikimit për librat shkollor

Aktuale

“OJQ LAPS” më nismë për t’i ndihmuar prindërit rreth apikimit për librat shkollor

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Pas vendimit komplikuar të MASHT-it për t’i shpërdarë tekstet shkollore, organizata joqveritare “OJQ LAPS” ka marrë një nismë për t’i ndihmuar prindërit rreth aplikimit për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Në lidhje me këtë, OJQ LAPS ka njoftuar përmes një postimi në Facebook.

“Pas vendimit të qeverisë mbi pajisjen me tekste shkollore, OJQ LAPS vullnetarisht ka marrë iniciativë të ju ndihmoj prindërve rreth aplikimit për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore”, thuhet në njoftimin e OJQ LAPS.

Marrë parasysh nevojën e prindërve për asistim, ne jemi gati.

Tag prindërit që ju duhet ndihmë për aplikim në subvencionet për tekste shkollore”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat