Ish-zëvendësministri i Arsimit: Një situatë e tillë nuk ka ndodhur që nga viti 2008

Aktuale

Ish-zëvendësministri i Arsimit: Një situatë e tillë nuk ka ndodhur që nga viti 2008

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 20:42
Azem Guri

Ish-zëvendësministër i arsimit, Azem Guri ka thënë se është “dështim i madh” i Ministrisë së Arsimit që nuk ka arritur që më kohë që shkollat të pajisen me libra.

Guri ka deklaruar se një situatë e tillë nuk ka ndodhur që nga viti 2008.

“Unë konsideroj se këtu është një dështim i madhe i Ministrisë së Arsimit, për faktin që nuk ka arrite me i procedu procedurat që duhet të kryhen më kohë dhe tani nëse ju referohemi viteve më parë, që nga viti 2008 e deri këtë vit që jemi në prag të fillimi të vitit të ri shkollor 2023/24 asnjëherë nuk ka ndodhur kjo situatë. Madje në këto ditë që ne jemi duke folur tekstet shkollore kanë qenë nëpër shkolla dhe 1 shatori i ka gjetur fëmijët me tekste shkollore”, tha Guri.

Ndarja  e 80 eurove për blerjen e librave sipas tij, është edhe abuzim me paranë publike.

Unë nuk konsideroj që është më shtrenjtë…Këto kalkulime të çmimeve janë mbi bazën e atyre shtëpive botuese që i ofrojnë ato çmime. Deri në vitin 2021 nga ajo që kam përcjelle unë nuk kanë qëndrua këto çmime. Tash e tutje pse janë këto çmime duhet pyetur ofertuesit dhe shtëpitë botuese, por ajo që them se është përmendur edhe në storjen e juaj që Ministria ka planifikuar që t’i alokojë në xhirollogaritë e prindërve nga 80 euro. Unë e konsideroj se këtu është edhe një abuzim edhe me parë publike sepse shtëpitë botuese ofrojnë çmime të ndryshme, madje nga sporja që e transmetuat ju thatë që ka nga 30-40…40-60 euro për një nxënës. Vetëm se në një euro  nuk përputhet është abuzim me parë publike”, ka deklaruar ai.

Nga sot, të gjithë prindërit që kanë fëmijët në shkollë nga klasa e parë deri në të nëntën, kanë filluar aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore.

Mjetet do të dalin në xhirollogaritë e prindërve nga fillimi i javës së ardhshme.

Sipas njoftimit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, 80 euro do të ndahen për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.

Po ashtu, klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat