Selmanaj: Demokracia për VV’në është sport i rëndë, ata janë organizatë e një klubi njerëzish mashtrues

Aktuale

Selmanaj: Demokracia për VV’në është sport i rëndë, ata janë organizatë e një klubi njerëzish mashtrues

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 20:15
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se VV’ja është duke luftuar drejtësinë dhe organet e saj.

Selmanaj e bëri një reagim të tillë pas sulmeve që ministrat e Qeverisë Kurti po i bëjnë drejt Prokurorisë Speciale.

“LVV është organizatë e një klubi njerëzish mashtrues, injorantë e kleptokratë”, shkruan Selmanaj.

Shkrimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet me narrativën për ta luftuar krimin e korrupsionin, e në fakt po e lufton drejtësinë dhe organet e saj!

E mbani mend slloganin e tyre “Me hajna, me hajna nuk ka shtet”.😂😂😂

LVV është organizatë e një klubi njerëzish mashtrues, injorantë e kleptokratë

Demokracia për ta është sport i rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat