Qeveria e Kosovës njofton se do t’i ndërtojë 10 shtëpi në veri

Aktuale

Qeveria e Kosovës njofton se do t’i ndërtojë 10 shtëpi në veri

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 18:09
Mitrovica

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se tashmë ka marrë rrugën e duhur ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri të Kosovës.

Aliu ka thënë se janë marrë të gjithë hapat për fillimin e ndërtimit të dhjetë shtëpive në veri të Kosovës dhe ka treguar se gjatë ditës së djeshme janë takuar në zyrën e kryetarit Erden Atiq me kryefamiljarët, përkatësisht përfituesit e shtëpive.

Ministri Aliu ka thënë se bashkë me ta kanë vizituar edhe lokacionet ku do të ndërtohen shtëpitë.

Ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri, Aliu ka njoftuar se ka qenë i ndarë në tri pjesë, në LOT 1 përfshihet ndërtimi i 10 shtëpive, në LOT 2 ndërtimi i 11 shtëpive dhe në LOT3 renovimi i 4 shtëpive.

Aliu ka thënë se shumë shpejt do të përfundojnë procedurat edhe për ndërtimin e 11 shtëpive të tjera dhe renovimin e 4 prej tyre, në mënyrë që të përfundojë i gjithë projekti sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat