Kurti jep detaje rreth takimeve në Greqi, foli edhe rreth veriut të Kosovës

Aktuale

Kurti jep detaje rreth takimeve në Greqi, foli edhe rreth veriut të Kosovës

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 08:30 Përditësuar në ora: 12:29 më 23.08.2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Qeveria ndan 60 mijë euro për mbështetjen e punësimit të grave

Qeveria e Kosovës ndan 60 mijë euro për mbështetjen e punësimit të grave dhe 100 mijë euro të tjera për investimin në infrastrukturë.

Këto mjete janë në kuadër të zbatimit të masës 1.3 dhe masës 5 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Qeveria në mbledhjen e saj ka miratuar edhe koncept-dokumentin për Kodin e Procedurës Civile.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në paraqitjen e këtij dokumenti tha se struktura e tij do të përbëhet nga pesë pjesë.

Po ashtu qeveria ka miratuar edhe koncept-dokumentin për Gjykatën Administrative dhe të Punës.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, po ashtu i janë propozuar Kuvendit të Kosovës, emrat e dy kandidatëve, Florent Mehmeti dhe Salihe Gashi Loku për dy pozita të anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.

Kurti: Në Athinë u konfirmua se Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE, njohja reciproke e domosdoshme

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, tha se të hënë në Athinë është konfirmuar edhe një herë se Ballkani Perëndimor vendin e ka në Bashkimin e Evropian.

Kreu i Qeverisë, potencoi se për Kosovën pjesëmarrja në darkën formale përbëjnë edhe një hap për avancimin e marrëdhënieve Kosovë-Greqi dhe se he se ka thënë që njohja reciproke me Serbinë “është e domosdoshme”, ashtu si “të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike e sipas konventave evropiane”.

Sipas tij, de-eskalimi në komunat veriore praktikisht ka ndodhur e Kosova është duke zbatuar marrëveshjen e Bratislavës.

Kishim një darkë më udhëheqësit e BE-së. Presidenti i Ukrainës ishte pjesëmarrës në këtë takimi ku nxorëm edhe një deklaratë. Në darkën e përbashkët që patëm unë theksova se anëtarësimi i Kosovës në BE nuk ka tjetër alternativë. Për fqinjësi të mirë, demokratike e evropian është e nevojshme njohja de fakto e de juro”.

“De-eskalimi në komunat veriore praktikisht ka ndodhur e Kosova është duke zbatuar marrëveshjen e Bratislavës. Për Kosovën pjesëmarrja në Athinë përbëjnë edhe një hap për avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Greqisë. Në darkë theksova se de-eskalimi është rezultat i arrestimit të atyre që kanë sulmuar KFOR-in, Policinë e gazetarët dhe largimi i ekstremistëve nga veriu”, tha ai.

Qeveria i propozon Kuvendit dy kandidatë për anëtarë të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Qeveria ka miratuar Propozim-vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për pozitat e dy anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencë.

Kryeministri Albin Kurti, tha se janë mbajtur intervistat me gojë për kandidatët që kanë qenë në listën e ngushte.

Ai tha dy kandidatë e përzgjedhur për t’i propozuar Kuvendit janë Florent Mehemti dhe Salihe Gashi-Loku.

Regjistrimi i popullsisë shtyhet për 1 nëntor

Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë të datës 30 shtator 2022.

Kryeministri Albin Kurti tha se këtë ndryshim, regjistrimi i popullsisë shtyhet për datën 1 nëntor, kjo për shkak të mospërgatitjes me kohë.

“Me miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave kemi nisur një proces të rëndësishëm për politikbërje në segmente e fusha të caktuara”.

“Një sërë aktivitetesh ishin të nevojshme për t’u përgatitur për datën 1 shtator kur duhej të fillonte regjistrimi i popullsisë edhe pse përgatitjet u bënë përkundër rezistencës së prodhuar edhe brenda Komisionit Qendrorë të regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, procesin nuk mund ta fillojmë para datës 1 nëntor 2023, pra dy muaj më vonë për shkak të pamundësisë së ASK-së që me vonesat e shkaktuara t’i planifikonte detajet e fundit”, tha ai.

Kurti – ministrave: Në Athinë thashë se njohja reciproke është e domosdoshme, të drejtat e pakicave të jenë simetrike

Kryeministri Albin Kurti i njoftoi ministrat për takimet në Greqi, ku shkoi për një darke joformale të liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ata të Bashkimit Europian dhe të Ukrainës e Moldavisë.

Kurti tha në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë se në atë darkë ka theksuar se “anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian nuk ka alternativë” dhe se ka thënë që njohja reciproke me Serbinë “është e domosdoshme”, ashtu si “të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike e sipas konventave europiane”.

“Në darkën e përbashkët që patëm unë theksova se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian nuk ka alternativë. Të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësimin në BE, duhet ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësinë e mirë. Dhe se për fqinjësi të mirë, demokratike e europiane është e domosdoshme njohja reciproke de jure e de facto, si dhe të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike e sipas konventave europiane”, tha Kurti.

Shefi i Qeverisë tha se në takimet bilaterale ka folur për “progresin ekonomik” dhe “rëndësinë e zbatimit të plotë e të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë”.

“Deeskalimi në katër komunat në veri të vendit praktikisht ka ndodhur”, tha ai, duke shtuar se Kosova po e respekton marrëveshjen me BE-në.

Takimi në Athinë, Kurti tha se “i kontribuon bashkëpunimit rajonal dhe procesit të integrimit në BE”.

“Për Kosovën, pjesëmarrja në Athinë dhe takimet e nivelit të lartë përbëjnë edhe një hap tjetër drejt avansimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Greqisë”, tha ai.

Kurti paraprakisht e përmendi se në Athinë ishte edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Kurti mbledh ministrat

Qeveria e Kosovës do të mbaj sot mbledhjen e radhës.

Në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit bëhet e ditur se mbledhja nis nga ora 11:00.

Rendi i ditës për këtë mbledhje nuk është bërë akoma i ditur.

Mbrëmë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka publikuar një fotografi në Twitter ku në sfond ndodhet flamuri grek.

Shefi i qeverisë shkroi aty për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

”Duke qëndruar këtu 2 dekada pas Samitit të Selanikut, më kujtohet udhëtimi që Kosova ka bërë drejt BE-së, një dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur për paqen dhe demokracinë”, shkroi Kurti.

“Në Evropën që po përjeton përsëri luftën, më kujtohet gjithashtu se Bashkimi Evropian dhe përfshirja janë e vetmja rrugë përpara”, tha Kurti, i cili ka qenë për dy ditë në Athinë, pas ftesës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Kurti ishte në mesin e disa liderëve nga Ballkani Perëndimor, të Bashkimit Evropian, Ukrainës dhe Moldavisë që morën pjesë në një darkë joformale më 21 gusht në Athinë me rastin e 20-vjetorit të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat