​Kurti: Zbulimi në Ulpianë dëshmon lidhjen e perandorit Justinan me Dardaninë

Aktuale

​Kurti: Zbulimi në Ulpianë dëshmon lidhjen e perandorit Justinan me Dardaninë

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 20:51
Ulpianë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se zbulimi i mbishkrimit monumental në Ulpianë dëshmon lidhjet e perandorit Justinian me vendin e origjinës së tij, Dardaninë.

Kurti ka shkruar në “X” se zbulimi i mbishkrimit të perandorit Justinian në Ulpianë është po ashtu dëshmi e bashkëpinimit të suksesshëm ndërkombëtar.

"Në rrënojat e qytetit romak Ulpiana, jo shumë larg Prishtinës, arkeologët e Kosovës dhe të Francës kanë zbuluar një mbishkrim të perandorit Justinian (527-565).

 Dëshmi të rralla të lidhjes së tij me Dardaninë, vendin e tij të origjinës - dhe dëshmi e bashkëpunimeve të suksesshme ndërkombëtare”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat