Paditet për shpifje këshilltari i ministres Nagavci

Aktuale

Paditet për shpifje këshilltari i ministres Nagavci

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 19:22
Avokati Driton Muharremi

Avokati Driton Muharremi ka njoftuar se ka paditur për shpifje Valdrin Dervishajn, këshilltar i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Muharremi tha se ka kërkuar po ashtu nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për ta intervistuar Dervishajn rreth deklarimeve të tij se “ai ka njohuri rreth një hetimi që prokuroria është duke hetuar rreth dy zyrtarëve të MAShT-it”.

“Sot kam ushtruar Padi për shpifje kundër këshilltarit të ministres se MASHT-it z. Valdrin Dervishaj si dhe kam kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ne Prokurorinë Themelore në Prishtinë që ta intervistoj të njejtin lidhur me deklarimet e tij publike se ai ka njohuri rreth një hetimi që Prokuroria është duke hetuar rreth dy zyrtareve te MASHT dhe se ky e din epilogun e ketij hetimi”, tha Muharremi.

“Mjetet lidhur me dëmin publik që më ka bërë me këtë shpifje do t’i dhuroj në Fondacionin për te drejtat e kafshëve”, shkroi ai me anë të një postimi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat