​Kurti: Rruga Prizren-Tetovë është kryetema

Aktuale

​Kurti: Rruga Prizren-Tetovë është kryetema

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 23:09
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se rruga Prizren-Tetovë do të mund të përshkohet për më pak se një orë. Ai ka folur edhe njëherë për projektin që lidhë dy vendet duke theksuar se kostoja e këtij projekti të madh infrastrukturor do të jetë rreth 200 milionë euro.

Të premten, Kurti ka zhvilluar një vizitë në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa sot është takuar me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.

Kurti ka shkruar se kryetema në këto takime ka qenë rruga Prizren-Tetovë.

“Rreth 50 milionë euro do të kushtojë rruga në të dy anët e tunelit që do të lidhë këto dy qytete shumë të rëndësishme sa për aktualitetin e qytetarëve, aq edhe për potencialin ekonomik e turistik. Rruga Prizren-Tetovë që nëpër Prevallë e Glloboçicë është e gjatë 113 kilometra dhe tani i merr më shumë se dy orë e gjysmë udhëtim do të jetë më e shkurtër se 50 kilometra e do të përshkohet për dukshëm më pak se një orë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat