“Presidenca hapi dyert e saj për kërcimtarë nga e gjithë bota”

Aktuale

“Presidenca hapi dyert e saj për kërcimtarë nga e gjithë bota”

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 21:03
Pamje nga Presidenca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ajo i ka hapur dyert e presidencës për kërcimtarë nga e gjithë bota.

Më tej presidentja ka thënë se qëllimi i këtij është që bashkojnë njerëzit për të festuar diversitetin.

“Sot, Presidenca hapi dyert e saj për kërcimtarë nga e gjithë bota. Shfaqjet e tyre magjepsëse vërtetojnë fuqinë unifikuese të kulturës dhe artit”, ka theksuar Osmani.

Tutje ajo, ka thënë se është e lumtur kur e sheh këtë festival.

“E lumtur kur shoh ngjarje si festivali i të porsalindurve që bashkojnë njerëzit për të festuar diversitetin”,ka përfunduar presidentja e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat