Publikohet fotografia e personit që vdiq pasi u plagos në Klinë

Aktuale

Publikohet fotografia e personit që vdiq pasi u plagos në Klinë

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Një plagosje ka ndodhur të hënën në Klinë, ku më pas personi i plagosur nuk mundi t’i përballojë plagët duke ndërruar jetë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, tha Gashi.

Image
Anton Prela

Por pastaj, gazeta më mësoi nga burimet brenda spitali se personi në fjalë ka vdekur.

Portali lokal Klina. Info ka publikuar fotografinë e viktimës.

Bëhet fjalë për Anton Prela nga Stupa e Klinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat