Të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare

Aktuale

Të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar po vazhdojnë të jenë më të ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme sa i përket kolonave.

Në dy vendkalimet e lartcekura janë krijuar kolona në hyrje dhe në dalje.

Në dalje të Merdares kolonat arrijnë deri 700 metra, kurse në dalje te Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri në 300 metra, pritja e qytetarëve po zgjat deri në dy orë.

Të dhënat e fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se në hyrje te Merdares, kolonat janë deri në 600 metra, ndërsa te Dheu i Bardhë kolonat janë deri 200 metra.

Vendkalimet tjera janë të lira për qarkullim, qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat