Presidentja Osmani, viziton kompaninë "Frutti", në qytetin e Prizrenit

Aktuale

Presidentja Osmani, viziton kompaninë "Frutti", në qytetin e Prizrenit

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 20:36
Vjosa Osmani, Rina Malsori

Presidentja Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur që ka qenë në vizitë në qytetin e Prizrenit ku ka vizituar edhe kompaninë “Frutti”.

Presidentja Osmani gjatë vizitës se saj u prit nga ndërrmarrësja e kompanisë “Frutti”, Rina Malsori, ku biseduan më shumë rreth suksesit të punës së saj, ku kompania “Frutti”, numëron diku rreth 200 punëtor dhe ka 6 linja prodhuese që eksporton kudo në Evropë.

Shkrimi i plotë:

Sot në Prizren në vizitë tek ndërmarrësja Rina Malsori, e cila udhëheqë kompaninë “Frutti”.
Nga uji💦 i maleve të Sharrit🗻 e deri te lëngjet nga frutat e kultivuara 🧃, gjindet rrëfimi i suksesit të punës së saj.

Një histori tejet frymëzuese e kësaj kompanie e cila numëron 200 punëtorë dhe ka 6 linja prodhuese me teknologjinë më bashkëkohore, që eksporton kudo në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat