Sveçla: Marigona do të ishte gjallë nëse Krivaqa do të dënohej me kohë për 135 vepra penale

Aktuale

Sveçla: Marigona do të ishte gjallë nëse Krivaqa do të dënohej me kohë për 135 vepra penale

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 14:09
Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë sot se Marigona Osmani nuk do të vritej, nëse Dardan Krivaqa do të ishte dënuar për siç tha ai 135 vepra penale të kryera.

Sveçla tha se Marigona do të ishte gjallë nëse drejtësia do të reagonte në kohën e duhur.

“Dje, dy kriminelë morën dënimet e merituara, njëri ndër ta me burgim të përjetshëm. Megjithë dënimin kapital, nuk mund të themi se drejtësia është shërbyer. Ndëshkimi erdhi vetëm pasi humbëm një jetë të re, atë të Marigonës. Duhet të humbte jetën e saj një nëntëmbëdhjetë vjeçare, dhe në mënyrën me te dhunshme, që sistemi i drejtësisë të ndjente peshën e krimit. Nuk pati ndëshkim për 135 veprat penale të mëhershme të Dardan Krivaqës. Nëse drejtësia do të kishte reaguar në kohën e duhur, Marigona do të ishte gjallë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Dardan Krivaqa është dënuar dje me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, në Ferizaj.

Ndërkaq, Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat