Përgjime për vaj e grurë, reagon për herë të parë ministrja Rozeta Hajdar/ Ja vendimi që mori ajo

Aktuale

Përgjime për vaj e grurë, reagon për herë të parë ministrja Rozeta Hajdar/ Ja vendimi që mori ajo

Nga: N.E Më: 4 gusht 2023 Në ora: 10:45
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka dorëzuar padi në Gjykatë Themelore në Prishtinë, pas publikimit të disa përgjimeve në media.

Hajdari përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se “ Sulmet e vazhdueshme shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm”.

Sipas saj, ato incizime tashmë do të marrin epilog në organet e drejtësisë.

“Tentimet e dështuara për të cënuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vehtes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë”, ka shkruar tutje, Hajdari.

Në medie, javën e kaluar fillimisht është publikuar një përgjim ku dy zyrtarë shtetërorë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, flasin se si është kontraktuar e paguar vaji për Rezervat Shtetërore nga Polonia prej kompanisë Xanto, që është veçse një start-up polak dhe s’e ka as në rangun e aktiviteteve tregtimin e vajit: Mall ky i blerë por që nuk ka ardhur as njëherë, sipas raportimeve.

Ndërsa, pas kësaj “afere”, në po të njëjtën medie janë publikuar disa incizime të reja në Ministrinë e Tregtisë së drejtuar nga Rozeta Hajdari. Kësaj radhe tema është e njëjtë, për blerjen e mallrave në rezervën shtetërore. Ndryshon vetëm produkti. Nga vaji, tash është afera “Gruri”.

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në këto incizime bisedojnë rreth nënshkrimit të kontratës për blerjen e grurit vitin e kaluar. Ata përmendin me emra disa zyrtarë si Hafiz Gara, Rexha, Arbëri, këshilltari (që nuk dihet nëse është fjala për këshilltarin e ministres, apo të ndonjë zyrtari tjetër).

Krejt përgjimi tregon për zyrtarin Enver Hajruallahu që me pozitë është certifikues. Ndaj tij kishte presione të mëdha për ta nënshkruar kontratën rreth grurit, edhe pse disa ton mungonin.

Certifikuesi nuk pranonte ta nënshkruante.

Sipas bisedës, kuptohet se kishte dyshime që një sasi e grurit në sasi prej 9 ton grurë po mungonte. Kjo duket se kishte shkaktuar edhe përplasje ndërmjet disa zyrtarëve në Ministrinë e Rozeta Hajdarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat