Videoja që po “pushton” rrjetin: Vuçiqi përshëndet përzemërsisht Batonin/ Profesori pyet se çfarë shërbimi mund t'i ketë kryer?!

Aktuale

Videoja që po “pushton” rrjetin: Vuçiqi përshëndet përzemërsisht Batonin/ Profesori pyet se çfarë shërbimi mund t'i ketë kryer?!

Nga: M.L. Më: 1 gusht 2023 Në ora: 19:49
Baton Haxhiu, Aleksander Vuçiq

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Dr. Enver Bytyçi ka komentuar një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet presidenti serb Aleksander Vuçiq duke e përshëndetur përzemërsisht gazetarin Baton Haxhiu.

Sipas profesorit ky veprim lë përshtypjen e një marrëdhënieje të ngushtë ndërmjet Haxhiut e Vuçiqit.

Për më tepër, Bytyçi shprehet se ky akt motivohet vetëm si shenjë falënderimi për shërbime të posaçme, unike e me rëndësi jetike!

“Cili do të ketë qenë ky shërbim që nuk mund të shpërblehej as me diamante, por vetëm me një takim falenderimi aq të përzemërt publik?!”, pyet ai.

Postimi i plotë i Bytyçit:

Në YouTube qarkullon një video, në të cilën shihet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, t’i drejtohet analistit shqiptar, Baton Haxhiu, nga një cep te cepi tjetër i sallës. Është një nisje direkte e zotit Vuçiç për t’i dhënë dorën e për ta përshëndetur përzemërsisht zotin Haxhiu.

Një studim psikologjik i kësaj skene të jep përshtypjen e marrëdhënies shumë të ngushtë midis presidentit serb dhe gjithologut shqiptar. Megjithatë shkaku i këtij veprimi nuk është thjesht miqësia midis tyre! Unë kam miq në politikë e përtej saj. Por nuk ka mjaftuar asnjëherë miqësia që ndonjë prej tyre t’i shkëputet rojeve e të ecë 10-15 metra përmes turmës për të më takuar e përshëndetur.

E gjitha kjo ndodh në fakt në videon Vuçiç- Baton! Atëherë çka ka tjetër? Ky akt motivohet vetëm si shenjë falenderimi për shërbime të posaçme, unike e me rëndësi jetike! Nuk lidhet as me shërbime të vogla! Por ka si cak shërbime të paçmueshme!

Cili do të ketë qenë ky shërbim që nuk mund të shpërblehej as me diamante, por vetëm me një takim falenderimi aq të përzemërt publik?!

Këtë e dinë vetëm ata dy! Mund ta dijë edhe Edi Rama dhe Sergei Lavrov!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat