Memli Krasniqi fton të rinjtë e Kosovës t’i bashkohen PDK-së në aktivitetet e muajit të rinisë

Aktuale

Memli Krasniqi fton të rinjtë e Kosovës t’i bashkohen PDK-së në aktivitetet e muajit të rinisë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 14:05
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se nga sot e deri më 30 gusht, Rinia Demokratike e Kosovës po nis “Muajin e Rinisë”, me aktivitete nga më të ndryshmet, në secilën komunë të Kosovës.

Krasniqi ka ftuar të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve për të ndarë njohuritë e tyre dhe për të shfaqur talentin dhe potencialin që kanë.

“E-Sports, Ball 4 All, Co-Play, Movie Night, Puzzle Battle, ngjarje kulturore dhe shumë aktivitete tjera, në çdo komunë, ku mund të shoqëroheni, bashkëbisedoni, ndani njohuritë dhe shfaqni talentin e potencialin tuaj.

Ju ftojmë të gjithëve, të rinj e të reja, që të na bashkoheni dhe të bëheni pjesë e një muaji përplot me aktivitete – të cilat mund t’i shihni edhe në kalendarin bashkangjitur më poshtë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat