​Policia e Kosovës dhe Shqipërisë nisin patrullimet e përbashkëta

Aktuale

​Policia e Kosovës dhe Shqipërisë nisin patrullimet e përbashkëta

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 12:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit Shqiptar, kanë hartuar memorandum bashkëpunimi për patrullime të përbashkëta të dy policive rrugore në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Memorandimi u hartua me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Sipas Policisë, referuar numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në Shqipëri dhe numrit të madh të mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore në mes të dy vendeve, është vlerësuar i suksesshëm ky patrullim i përbashkët.

“Ky patrullim ka për synim rritjen e efikasitetit në sigurinë rrugore, parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat