Hykmete Bajrami për rastin e Klan Kosovës: Nuk e kemi luksin me mbyllë biznese, lëreni drejtësinë të veprojë pa ndërhyrje

Aktuale

Hykmete Bajrami për rastin e Klan Kosovës: Nuk e kemi luksin me mbyllë biznese, lëreni drejtësinë të veprojë pa ndërhyrje

Nga: M.L. Më: 31 korrik 2023 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami konsideron se nuk mund të arsyetohet rasti i Klan Kosovës duke mbyllur biznese të tjera.

Ish ministrja e MTI-së, nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje do të duhej që të kërkonte ligjshmëri për rastet si të Martin Berishaj, Nagip Krasniqit, Faruk Mujkës, rezervave shtetërore etj.

Ajo ka thënë se, padrejtësia me e madhe është drejtësia selektive.

Sipas Bajramit, te bizneset me dokumente antikushtetuese, fajet janë edhe te MINT/MTI, në të gjitha periudhat kohore.

“Lërini biznest t'i bëjnë korrigjimet e nevojshme sipas ligjit, ATK-ja le të aktivizohet për të parë nëse dikush këto i ka bërë për evazion fiskal, organet tjera të hetuesisë e drejtësisë le t'i bëjnë të gjitha hetimet, POR një gjë ta keni të qartë nuk e kemi luksin me mbyllë biznese, për me tepër MINT nuk ka as bazë ligjore për ta bërë një të tillë”, shkruan mes tjerash Bajrami.

Postimi i plotë:

Ndaluni! Nuk mund te arsyetohet rasti Klan Kosovës duke mbyllë biznese të tjera!

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë ligjshmëri dhe zbatim të Kushtetutës edhe në rastin e Martin Berishajt dhe përfshirjen e tij në transaksione financiare energjetike me kompani nga Serbia.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë ligjshmëri dhe zbatim të Kushtetutës në rastin e Nagip Krasniqit që është në paraburgim për korrupsion në KEK.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë ligjshmëri dhe zbatim të Kushtetutës kur Mimoza Kusari me izën e Albin Kurtit flet për Simicin e në interfon edhe me Radojcicin.

Partia e Albin Kurtit duhet të kërkojë zbatim të ligjshmërisë dhe zbatim të Kushtetutës në rastin e Faruk Mujkës i arrestuar për korrupsion;

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë zbatim të ligjit dhe Kushtetutës edhe në rastin e MINT për keqpërdorimet e rezervave shtetërore dhe mosardhjen e vajit nga Polonia.

Padrejtësia me e madhe është drejtësia selektive, e këtë ky pushtet po e kërkon këtë nga dita e parë.

Edhe te bizneset me dokumente antikushtetuese, fajet janë edhe te MINT/MTI, në të gjitha periudhat kohore që ka pranu dokumente jokushtetuese andaj lërini bizneset t'i bëjnë korrigjimet e nevojshme sipas ligjit, ATK-ja le të aktivizohet për të parë nëse dikush këto i ka bërë për evazion fiskal, organet tjera të hetuesisë e drejtësisë le t'i bëjnë të gjitha hetimet, POR një gjë ta keni të qartë nuk e kemi luksin me mbyllë biznese, për me tepër MINT nuk ka as bazë ligjore për ta bërë një të tillë.

Lëreni drejtësinë ta bëjë drejtësinë për secilin rast pa ndërhyrje!

Nuk qeveriset me propagandë e fushatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat