Hajdari: Pesë bizneseve për emërime antikushtetuese u është shfuqizuar certifikata

Aktuale

Hajdari: Pesë bizneseve për emërime antikushtetuese u është shfuqizuar certifikata

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 12:31
Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se ARBK ka shfuqizuar certifikatën 5 bizneseve të cilat janë në mesin e 48 prej tyre që kanë emërtime antikushtetuese.

Ajo ka thënë se menjëherë pas pranimit të raportit të Komisionit, ARBK ka filluar sot hapat administrativ të parashikuar me ligj.

Bizneset që u është shfuqizuar licenca, sipas Hajdarit merren me blerje dhe shitje të patundshmërisë personale, tregti me pakicë me porosi, ndërtim të objekteve banesore e jobanesore dhe telekomunikim kabllor.

“Menjëherë pas pranimit të raportit të Komisionit, ARBK ka filluar sot hapat administrativ të parashikuar me ligj, duke nxjerrë vendime për shfuqizimin e certifikatave të 5 bizneseve, në mes të 48 prej tyre me emërtime antikushtetuese. Këto 5 biznese, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Gnjilane – Serbi”; “Pristina – Serbi”; “Djakovica – Serbi”; “Kosovska Mitrovica – Serbi”. Bizneset në fjalë kanë veprimtari përkatësisht në blerje dhe shitje të patundshmërisë personale, tregti me pakicë me porosi, ndërtim të objekteve banesore e jobanesore dhe telekomunikim kabllor”, ka shkruar Hajdari.

Ajo ka thënë se ARBK të vazhdoj me nxjerrjen e vendimeve edhe ndaj bizneseve të tjera të cilat e kanë kryer shkeljen e njëjtë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

MINT për arsye të njëjtë i shfuqizuar certifikatën e biznesit edhe Klan Kosovës, veprim ky që ka ngjallë reagime të shumta. Për këtë të hënën po protestohet në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat