Tragjedia në Lipjan: Ky është 60-vjeçari që dyshohet se vrau gruan, djalin e më pas veten

Aktuale

Tragjedia në Lipjan: Ky është 60-vjeçari që dyshohet se vrau gruan, djalin e më pas veten

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 08:20
Abedin Bekteshi

Shtëpia e familjes Bekteshi në Rufc të Lipjanit pasditen e djeshme u shndërrua në skenë krimi. Kryefamiljari, Abedin Bekteshi, dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tyre, Arditin.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dyshohet që dorasi në fund ka bërë vetëvrasje.

Sipas informacioneve të para, i gjithë akti makabër dyshohet se u krye me armë zjarri.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli ne vendin e ngjarjes, teksa Policia po kryen ekzaminimet e nevojshme qe ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat