“Kosova është vend i rrezikshëm, atje të vjedhin e të vrajnë”, çfarë tha për Kosovën qytetari nga Portugalia, por u befasua pastaj!

Aktuale

“Kosova është vend i rrezikshëm, atje të vjedhin e të vrajnë”, çfarë tha për Kosovën qytetari nga Portugalia, por u befasua pastaj!

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 17:11
Tiktokeri Ariot Myftaj

Edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur të tensionuara.

Mediat serbe për situata të ndryshme në Kosovë, kanë bërë edhe propagandë me raportimet e lajmeve, duke ndikuar kështu në imazhin negativ të Kosovës.

Tiktokeri Ariot Myftaj në një postim në rrjetin e tij social “Tiktok” e ka postuar një video me një qytetar nga Portugalia, për të cilin tha se ai kishte një perceptim të tmerrshëm për Kosovën.

“…Ma s’pari ju thojnë mos shko në Kosovë se është vend i rrezikshëm, atje të vjedhin, të vrajnë… Bile tash e kam taku një shok të Portugalisë, edhe ky para se me ardhë në Kosovë, edhe kur ka qenë në Serbi (Beograd) para disa muaje i kanë thanë “Mos shko në Kosovë”…”, theksoi Myftaj.

Ndërsa, qytetari nga Portugalia në pyetjen e drejtuar nga Myftaj për Kosovën, tha se pavarësisht se serbët i kanë folur gjëra negative, me ardhjen e tij këtu i ka ndryshuar përshtypja e tij për Kosovën.

Ariot Myftaj, foli ekskluzivisht për këtë çështje, duke potencuar se çka duhet të bëj Kosova për t’i hequr paragjykimet që e kanë të huajt në lidhje me vendin.

“…Për t’i hequr paragjykimet duhet krijuar sa më shumë kontent (përmbajtje) për Kosovën, sa më shumë të tregojmë na për vendin tonë…”, theksoi ai.

Vlen të përmendet se në imazhin negativ të Kosovës, ka ndikuar edhe raportimi i mediave ndërkombëtare për ish-krerët e UÇK-së,  të cilët akuzohen për krime lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat