Hulumtimi zbulon se si Serbia nëpërmjet grupeve të së djathtës ekstreme po shton propagandën anti-shqiptare

Aktuale

Hulumtimi zbulon se si Serbia nëpërmjet grupeve të së djathtës ekstreme po shton propagandën anti-shqiptare

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 12:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Viteve të fundit ka pasur një rritje të konsiderueshme të aktivitetit të grupeve të krahut të së djathtës ekstreme në Serbi. Kështu thotë raporti i Institutit të Studimeve të Luftës Hibride OCTOPUS me temën "Ngritja e së djathtës ekstreme në Evropë dhe Ballkan: Sfondi historik, ideologjia, ndikimi politik dhe potenciali i rritjes".

Autori i këtij hulumtimi, Taulant Elshani tha se interesimi i Serbisë që t'i mbajë këta individë afër vetës, është të shtojë propagandën antishqiptare.

"Interesimi Serbisë që t'i mbajë këta individë afër vetës është ta shtojë propagandën anti-shqiptare. Aktivitetet e tyre janë përhapja e gënjeshtrave, nxitja e urrejtës por edhe e dhunës. Duke shpërndarë gënjeshtra, këta mundohen t'i paraqesin institucionet tona si jostabile", tha Elshani.

Edhe drejtori në këtë institut dhe autori në këtë hulumtim, Agim Musliu tha se ndikimet e së djathtës ekstreme për nga veprimet e tyre, kanë theks të veçantë në Ballkan.

Ndërsa, Arta Haxhixhemajli nga ky institut, ka përmendur disa nga akuzat e Jasques Hogard, duke shtuar se edhe një person i pensionuar mund të ketë ndikim të madh në përhapjen e narrativeve propagandistike.

"Jacques Hogard në Ruandë ishte komandanti i Operacionit Turquoise në Cyangugu. Ai është i përfshirë nga akuzat se lejoi nëpunësit e tij të kryejnë krime lufte, si vrasje të Tutsive, dhunë seksuale dhe përdhunime", tha Haxhixhemajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat