Szunyog u tregon deputetëve si duhet të veprohet që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës

Aktuale

Szunyog u tregon deputetëve si duhet të veprohet që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 07:06 Përditësuar në ora: 11:22 më 26.07.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Szunyog u garanton deputeteve: Masat e BE-së janë të përkohshme dhe të tërheqshme

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar anëtaret e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Ai vet pas këtij takimi ka treguar të ketë folur për masat që BE-ja ia ka vënë Kosovës pas mospërmbushjes së kërkesave lidhur me situatën në veri të vendit.

“Shpjegova që masat e BE-së janë të përkohshme dhe të tërheqshme, por që angazhimi konstruktiv është i nevojshëm për të ecur drejt shtensionimit ashtu siç është kërkuar në qëndrimin e 3 qershorit”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

​Szunyog fillon takimin me anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme

Ka nisur takimi i anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Mediat janë lejuar të marrin pamje ne fillim të takimit.

Nuk dihet nëse do të ketë deklaratë për media.

Szunyog raporton në Komisionin për Punë të Jashtme

Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën, Tomáš Szunyog, sot do të ketë një takim në takim në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës.

Takimi do të fillojë në ora 10:00.

Nuk janë bërë të ditura temat që do të jenë mes Szunyog dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe ditë më parë Këshilli i BE-së ka zgjatur mandatin e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szuyog, deri më 31 gusht 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat