Çeku: Ndikimi i Mulliqit u shtri shumë përtej sferës akademike

Aktuale

Çeku: Ndikimi i Mulliqit u shtri shumë përtej sferës akademike

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 21:30
I ndjeri Haqif Mulliqi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku me rastin e ndarjes nga jeta të profesor Haqif Mulliqi, ka ngushëlluar familjen Mulliqi.

Në telegramin e ngushëllimit të Çekut, thuhet se opusi krijues i Prof. Dr. Mulliqit në fushën e dramaturgjisë është i vëllimshëm dhe shumështresor, e kjo trashëgimi do të vazhdojë të frymëzojë gjenerata të studiuesve dhe entuziastëve të kulturës në Kosovë dhe më gjerë.

“E nderuar familje Mulliqi, me dhimbje të madhe pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Prof. Dr. Haqif Mulliqi. Në emrin tim dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen tuaj.  Do ta kujtojmë me krenari si një emër me të cilin është personifikuar teatri i mirëfilltë dhe do të mbetemi përherë mirënjohës për kontributin e tij si pedagog universitar, dramaturg, regjisor, studiues, kritik i dramës publicist dhe eseist”, thuhet në telegram

Sipas Çekut, ndikimi i Prof. Dr. Haqif Mulliqit u shtri shumë përtej sferës akademike. “Ai ishte i njohur për ngrohtësinë dhe mirësinë e tij, duke e bërë atë një figurë të dashur brenda komunitetit. Ngushëllime atyre, miqve dhe kolegëve”, thuhet në telegram

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat