Shurdhaj nga Shoqata e Invalidëve të Luftës: S’po kërkojmë luks, vetëm të drejtat tona

Aktuale

Shurdhaj nga Shoqata e Invalidëve të Luftës: S’po kërkojmë luks, vetëm të drejtat tona

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 14:10
Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhaj

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhaj, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të përkujdesjes për kategoritë e dala nga lufta, në veçanti invalidët.

Shurdhaj në tryezën e thirrur nga partia opozitare AAK, tha se Qeveria aktuale e ka ndërprerë edhe komunikimin me organizatën që ai e përfaqëson.

Ai tha se kategoria që ai e përfaqëson, nuk është duke kërkuar luks, por vetëm të drejtat e tyre bazike, derisa shtoi se ekzekutivi po tallet me kategoritë e dala nga lufta.

“Qeveria jonë, sot as nuk komunikon me udhëheqësit e shoqatave. Kjo qeveri e ka përjashtuar këtë kategori, na ka përjashtuar nga të drejtat tona, që me ligj na takon. Nuk ka përkujdesje për proteza, as për rehabilitim fizik apo psikik, jemi pa përkujdesje që ne i gëzojmë sipas ligjit. Këto kategori nuk kërkon asgjë që nuk na takon. S’po kërkojmë luks, s’jemi duke kërkuar as beneficione të na ndajnë, vetëm ta kemi respektin sepse në kohën e vështirë, këta luftëtarë e morën pushkën e i dolën armikut përballë. Sot na ka ardhur një qeveri që bën hajgare me kategoritë e luftës. Është dashur që veteranët të marrin beneficion dy herë më shumë se paga minimale”, ka thënë ai.

Shurdhaj ka kërkuar nga ish-luftëtarët e ish të burgosurit politikë, që janë pjesë e VV-së, ta ngrehin zërin për të drejtat e ish-ushtarëve të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat